OBRM-PDUKM: Do t’i kontrollojmë drejtorët e rinj të emëruar nga Danella Arsovska

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Do t’i kontrollojmë drejtorët e rinj të emëruar nga Danella Arsovska

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 18:06
OBRM-PDUKM

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në konferencën e sotme duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se në të ardhmen partia e tij do ta kontrollojë punën e dy zyrtarëve të BDI-së, të cilët dje i emëroi kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska si drejtorë të dy ndërmarrjeve të Shkupit.

“Bëhet fjalë për politikën e kuadrove të Arsovskës dhe ne nuk ndërhyjmë në atë zgjedhje. Nuk kemi asgjë kundër nëse e zbatojnë konceptin “Për Shkupin modern” dhe punojnë pozitivisht. Ajo që është e rëndësishme është se OBRM-PDUKM ka shumicën në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse të atyre ndërmarrjeve publike dhe kështu ne mund të kontrollojmë punën e tyre. Do t’i ndjekim me kujdes të gjitha hapat e tyre”, tha Mickoski pa specifikuar prapavijën politike.

Djali i ish-kryeut të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe Said Said janë në mesin e u.d. drejtorë të Ndërmarrjeve Publike në Shkup, të njoftuar sot pasdite nga Qyteti i Shkupit, të emëruar nga kryetarja Danella Arsovska pas tërheqjes së drejtorëve nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat