Moti në Maqedoni, me diell dhe temperatura deri në 30 gradë celsius

Maqedonia

Moti në Maqedoni, me diell dhe temperatura deri në 30 gradë celsius

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 08:17
Ilustrim

Moti sot në Maqedoni do të mbaj me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 14 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 23 deri në 30 gradë.

Në Shkup do të kemi mot me diell dhe të ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë mesatare jugore.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 27 gradë.

Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët, me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu.

Të shtunën me reshje të rrëmbyeshme të përcjella me bubullima.

Nga e diela do të fillojë të fryjë erë veriore dhe temperaturat do të pësojnë rënie graduale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat