Spasovski: Maqedonia do të forcojë bashkëpunimin me EUROPOL-in

Maqedonia

Spasovski: Maqedonia do të forcojë bashkëpunimin me EUROPOL-in

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 12:41
Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka vizituar selinë e EUROPOL-it në Hagë.

Siç ka bërë të ditur Spasovski në profilin e tij në Facebook, kjo është vizita e parë e ministrit të Punëve të Brendshme nga vendi në selinë e EUROPOL-it.

“Kënaqësi e veçantë, me Drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL-it, Katrin De Bol, bashkërisht ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e krimit kompjuterik dhe në fushën e krimit ekonomik dhe hetimet financiare në periudhën e ardhshme”, njoftoi ministri Spasovski.

Mbetemi të përkushtuar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkruan Spasovski dhe shton se janë të hapur për avancimin e bashkëpunimit policor si me EUROPOL-in ashtu edhe me të gjitha organet tjera të rendit në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat