LSDM: Nëse Mickoski është i sinqertë, le t’i japë fund bllokadës në Kuvend

Maqedonia

LSDM: Nëse Mickoski është i sinqertë, le t’i japë fund bllokadës në Kuvend

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 10:41
LSDM

Ne dhe opinioni në qytetin e Shkupit i kemi parë shumë mirë të ashtuquajturat koncepte të Hristijan Mickoskit, tenderë, janë koncepte për komisione dhe tenderë dhe asgjë tjetër, prandaj qeveria po merr përsipër ngrohjen në qytetin e Shkupi, thanë sot nga LSDM.

Nga atje i bëjnë thirrje liderit të OBRM-PDUKM-së “nëse është i sinqertë të tregohet në Kuvend dhe t’i japë fund bllokadës së Kuvendit në kohë krize”.

“Le ta përkrahë ligjin për ndërtim dhe 50 ligje të tjera që i kanë bllokuar deputetët e OBRM-PDUKM-së. Se Mickoski nuk ka qëllim të sinqertë, shihet edhe nga fakti se edhe pse përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së janë të ftuar gjithmonë në seancat e Këshillit Ekonomik, ata nuk vijnë.

Pallati i Bardhë nuk është vend zgjidhjeje por krijimi i problemeve, kjo godinë është sinonim i korrupsionit dhe krimit, mishërim i krimit nga i cili burojnë të gjitha bllokadat në dëm të shtetit”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat