Kovaçevski: Nuk priten ndryshime në kabinetin qeveritar

Maqedonia

Kovaçevski: Nuk priten ndryshime në kabinetin qeveritar

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 16:08
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski për gazetarët tha se posti i ministrit të ri në Vetëqeverisjen lokale i takon PLD-së dhe se propozimi duhet të vij nga kjo parti.

Kryeministri tha se është i lumtur që në opinion po lakohet emri i ish kryetarit të Shkupit, Risto Penov, ndërkohë që theksoi se nuk priten ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar.

“Emri do të publikohet kur të vijë koha, bëhet fjalë për vendim të PLD-së.

Unë jam i lumtur që është përmendur emri i ish kryetarit të Shkupit, Risto Penov. Se kur do të jetë në seancë kuvendore propozimi thuhet. Kjo duhet të koordinatohet me kryetarin e Kuvendit. Risto Penov është propozim i PLD-së, por zyrtarisht akoma nuk ka arritur tek ne”, tha Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat