Ndërron jetë një i burgosur në Idrizovë

Maqedonia

Ndërron jetë një i burgosur në Idrizovë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Me datë 24.11.2022 në ora 17:50 në SPB Shkup, nga ana e Emergjencave Mjekësore është raportuar se i dënuari R.V.(27) ka ndërruar jetë në burgun e Idrizovës.

Sipas raportit, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të R.V. me automjetin e burgut është dërguar në spital, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore.

Ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat