Transportuesit privat nesër bllokojnë udhëkryqin tek “Mavrovasja” në Shkup

Maqedonia

Transportuesit privat nesër bllokojnë udhëkryqin tek “Mavrovasja” në Shkup

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Transportuesit privatë të përfshirë në Linjën Publike të Transportit nesër do të protestojnë duke bllokuar plotësisht në të gjitha drejtimet kryqëzimin tek “Mavrovasja”, gjegjësisht bulevardin “Goce Dellçev” dhe bulevardin “Kërste Petkov Misirkov”.

Siç njofton kompania private e transportit të autobusve “Transporti i Lirë” nesër do të bllokohet udhëkryqi me 30 autobus dhe mbi 300 persona.

Po ashtu po paralajmërohet mundësia e bllokimit të hyrje daljeve të Ndërmarrjes Publike të Transportit në Shkup, dhe që protesta të zgjas deri në plotësimin e kërkesave. Kompanitë private kërkojnë që Qyteti i Shkupit tua paguaj borxhet që ka ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat