Mariçiq: Ardhja e Steinmeier është sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Maqedonia

Mariçiq: Ardhja e Steinmeier është sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 12:26
Foto nga takimi

Zv. kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka pritur në takim presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili sapo ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

“Është nderi im t’i bëj një mirëseardhje të ngrohtë Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier!

Vizita e parë zyrtare e presidentit Steinmeier, pas vetëm katër muajsh nga fillimi i negociatave për anëtarësim, është sinjal i qartë për qëndrimet e Gjermanisë për integrimin e rajonit në BE dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut ka për anëtarësim në BE.

Do të kemi kohë të mjaftueshme për të hapur tema të rëndësishme për rajonin, për promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për sfidat me të cilat përballet e gjithë Evropa”, ka shkruar zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Mariçiq në profilin e tij në Facebook.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Steinmeier në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës ai do të zhvillojë takime me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe do të ketë një fjalim para Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat