Punonjësit e Spitalit klinik Zhan Mitrev dhuruan gjak për Institutin e Mjekësisë Transfuzive

Maqedonia

Punonjësit e Spitalit klinik Zhan Mitrev dhuruan gjak për Institutin e Mjekësisë Transfuzive

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Punonjësit e Spitalit klinik Zhan Mitrev, të udhëhequr nga Dr. Mitrev së bashku me stafin mjekësor dhe jomjekësor dhuruan gjak dhe dërguan mesazh humanizmi dhe sensibilizimi për nevojën e dhurimit të gjakut që do të thotë jetë. Aksioni për dhurim vullnetar të gjakut u organizua nga Instituti i Mjekësisë Transfuzive – Blood Bank TENK dhe në prani të vullnetarëve nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aksione të tilla, të cilat kryhen rregullisht në Spitalin klinik Zhan Mitrev, kanë ndikim të madh dhe kontribuojnë në rritjen e kulturës shëndetësore dhe ndërgjegjësimit të publikut për nevojën e vazhdueshme të dhurimit të gjakut.

Me pjesëmarrjen masive në këtë aksion të dhurimit të gjakut, punonjësit tanë edhe një herë treguan se si kolektiv posedojnë vlera të larta etike, humane dhe morale. Në aksionin vullnetar u bashkuan edhe anëtarë më të afërt të familjarëve të punonjësve, të cilët u solidarizuan dhe dhuruan vullnetarisht gjak.

Aksioni i dhurimit të gjakut zhvillohet rregullisht dhe është kthyer në një traditë e mbështetur dhe e përfshirë nga të gjithë punonjësit. Organizohet sipas memorandumit të nënshkruar të bashkëpunimit për dhurimin e gjakut me Institutin e Mjekësisë Transfuzive “Blood Bank – TENK”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat