Reforma tatimore në Maqedoni, me masa të buta pa taksa të reja

Maqedonia

Reforma tatimore në Maqedoni, me masa të buta pa taksa të reja

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Në reformën tatimore që Qeveria e paralajmëroi dje, nuk ka thuajse asgjë të re, ndaj dhe nuk mund të quhet reformë. Sipas ekspertëve, këto janë masa të buta që nuk do të bëjnë asnjë ndryshim në raport me sistemin tatimor. Eksperti i tatimeve Pavle Gacov për Alsat thotë se është mirë, që Qeveria ka hequr dorë nga tatimi i punëtorëve me honorar, depozitat e kursimeve dhe fitimet e riinvestuara. Ai sugjeron që qeveria t’i përkushtohet më seriozisht këtij problemi në të ardhmen.

“Do të mirëprisja heqjen e mundësisë së tatimit të depozitave të kursimeve, nga depozitat me afat. Ta theksojmë pjesën për punonjësit me honorar, ata thanë se do të bëhet fjalë për pagesën vullnetare të kontributeve sociale”, tha Pavle Gacov -ekspert tatimor.

Sipas ekspertit Branimir Jovanoviq, i cili ka qenë këshilltar i ministrit të Financave Dragan Tevdovski, me të cilin janë larguar nga qeveria pikërisht për shkak të vonesës së tatimit progresiv, thotë se partia që paraqitet si socialdemokrate ka ndryshuar tërësisht politikën e saj në tre vitet e fundit.

“Në një vend ku ka dallime më të mëdha klasore dhe ku ka shkallë më të lartë të varfërisë në Evropë, ajo qeveri tani pas disa vitesh ardhje në pushtet e ka kthyer plotësisht historinë, ka kthyer një fletë të re dhe tani funksionon jashtëzakonisht vetëm për të pasurit”, u shpreh Branimir Jovanoviq- Instituti i Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski për “Alsat” konfirmoi se me kërkesë të palëve të prekura është hequr tatimi progresiv, si dhe taksat e tjera të paralajmëruara më parë. Kryeministri thotë se ka risi për TVSH-në, për produkte të caktuara.

“Ka produkte të caktuara që ne i konsiderojmë si produkte luksi, si tartufi, ushqime të detit, të cilët janë produkte të klasit më të lartë, dhe mendoj se nuk duhet të jenë me një normë preferenciale prej pesë për qind, do të jenë me një normë preferenciale për të mos shkaktuar efekt të caktuar inflacioni, dhe do të jenë 10 për qind”, deklaroi Dimitar Kovaçevski- kryeministër.

Qeveria njoftoi se do të luftojë kundër ekonomisë gri dhe do të mbledhë mbi 70 milionë euro në vit, nga kjo reformë tatimor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat