Vidhet një veturë e spitalit në Koçan, policia e ka gjetur pas pesë orësh

Maqedonia

Vidhet një veturë e spitalit në Koçan, policia e ka gjetur pas pesë orësh

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në orët e para të mëngjesit, respektivisht rreth orës 3:40 është raportuar se është vjedhur autoambulanca “Toyota” në Koçani.

Nga MPB thonë se vetura është gjetur pas rreth katër orëve.

“Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, zyrtarët policorë nga Koçanit kanë gjetur veturën në ora 08:30 në rrugën “Kirili dhe Metodi” në Koçani dhe i është kthyer Shërbimit Emergjent Mjekësor. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik.

Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat