Moti sot, me vranësira dhe shi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot, me vranësira dhe shi në Maqedoninë e Veriut

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në disa vende, sidomos në ato perëndimore dhe lindore, reshjet do të jenë më të shumta, ndërsa në juglindje do të ketë kushte për paraqitje të shtrëngatave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 16 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.

Temperatura minimale në tri ditët e ardhshme do të jetë në intervalin nga -3 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 3 deri në 13 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat