Maqedoni e Veriut, dizeli shënoi ulje, por jo dhe biletat e transportit ndër-urban

Maqedonia

Maqedoni e Veriut, dizeli shënoi ulje, por jo dhe biletat e transportit ndër-urban

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Qytetarët që udhëtojnë nga një qytet në tjetrin brenda territorit të Maqedonisë së Veriut edhe më tej do të vazhdojnë të paguajnë bileta me çmimet aktuale.

Kompanitë transportuese për momentin nuk po mendojnë të bëjnë ulje edhe përkundër rënies së çmimit të karburanteve. Kompanitë e kontaktuara thanë se mungon garancia se çmimi i karburanteve nuk do të rritet sërish dhe për këtë nuk mund të marrin vendim për zbritje të biletave.

“Për momentin nuk po mendojmë të bëjmë ulje të çmimit të biletave, për shkak se nuk ka garanci nëse ky do të vazhdojë të mbetet çmimi i derivateve, apo do të ketë rritje të serishme”, thonë nga një kompani transporti.

Disa prej kompanive më të vogla të kontaktuara, thanë se nuk mund të bëjnë korrigjim të çmimeve pasi kjo varet nga kompanitë më të mëdha.

Do të duhej të ketë ulje të çmimeve, por ne si kompani të vogla nuk mund të korrigjojmë çmimet, pasi një gjë e tillë varet nga kompanitë më të mëdha, të cilat në njëfarë forme e diktojnë çmimin e biletave të kompanive e vogla, që kanë më pak linja transportuese”, u shprehën nga një tjetër kompani transporti.

Por, njëra prej kompanive të mëdha tha se secila kompani vendos vet për çmimin e biletës.

“Për momentin shërbimet tona po bëjnë analiza dhe presim që brenda disa ditëve të kemi pasqyrë më të qartë, nëse do të stabilizohet çmimi i derivateve që është shumë e rëndësishme. Secila kompani vetë vendos për çmimin e biletës për linjën e vet”, deklaruan nga një kompani transporti.

Qytetarët për Alsat deklaruan se dëshirojnë që çmimi i biletave të ulet, por nuk presin që kjo të ndodh, pasi siç theksuan, në shtet ndryshim të çmimeve ka vetëm kur duhet të ketë rritje.

“Më duket se çmimet e derivative janë ulur mjaftueshëm, megjithatë unë personalisht nuk pres ulje të çmimit të biletës. Zakonisht kur vjen fjala për rritje të çmimeve në shtetin tonë, zakonisht ato rriten shumë lehtë, megjithatë kur vijmë në fazën e uljes së çmimit në këtë rast, disi më rënd shkon në atë drejtim, kështu që nuk pres ulje” .

“Po udhëtoj çdo ditë dhe mendoj se duhet të ulin çmimet e biletave, unë mësoj në shkollë të mesme dhe mendoj se shumë 5000 denarë për biletë mujore, vlerësoj se duhet të ulet çmimi të paktën si ishte 4200 denarë dhe më lirë nëse mundet”.

“Mendoj se po… Prej Kumanove në Shkup, kam në fakultet dhe çdo dit nga 170 denarë…” .

Qytetarët kanë filluar të paguajnë bileta më të shtrenjta që nga muaji qershor, kur çmimet e derivateve janë rritur në nivele rekorde. Në atë periudhë biletat për një drejtim jan rritur nga 20 deri në 50 denarë varësisht prej vendimit të transportuesit, shkruan AlsatM Tani çmimi i derivateve është ulur për rreth 30 për qind, por çmimi i biletave vazhdon të mbetet njësoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat