Në Maqedoni, pjesa më e madhe për paralajmërimin e bombave në shkolla janë denoncime të rreme

Maqedonia

Në Maqedoni, pjesa më e madhe për paralajmërimin e bombave në shkolla janë denoncime të rreme

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme kishte paralajmërime për bomba në 17 shkolla fillore dhe në 22 shkolla të mesme në Shkup dhe 8 paralajmërime në shkollat e Kumanovës.

Sipas MPB-së, pjesa më e madhe e paralajmërimeve për bomba janë të rreme, ndërsa për shkollat tjera, kryesisht në Shkup, kontrollet zgjasin dhe më pas do të njoftojë Ministria e Punëve të Brendshme.

Edhe ministri i MPB-së, Oliver Spasovski në pyetje rreth kërcënimeve për bomba në shkolla tha se ministria që drejton ai po ndërmerr të gjata masat për zbardhjen e rasteve.

“Sërish kemi marr disa mejla kërcënues në adresat elektronike të disa shkollave në Shkup dhe Kumanovë. Ka një shtab të përhershëm që merret në mënyrë aktive me këtë çështje, me të gjitha këto alarme. Atje ku ka mundësi që të vërtetohet i vërtetojmë, ashtu ishte rasti me Shkupin, jemi afër që të zgjidhim këtë rast në Kavadar, ashtu që po ndërmerren të gjitha masat”, tha Oliver Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat