Spasovski: Gjendja e sigurisë është stabile, e qetë dhe pa asnjë rrezik për turbulenca

Maqedonia

Spasovski: Gjendja e sigurisë është stabile, e qetë dhe pa asnjë rrezik për turbulenca

Më: 16 janar 2023 Në ora: 22:31
Oliver Spasovski

I pyetur për gjendjen e sigurisë, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski edhe një herë theksoi se është stabile dhe në këtë moment pa asnjë indikacion se mund të prishet qetësia, siguria dhe qetësia e qytetarëve.

Spasovski shpjegoi se zhvillimet globale si agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, kriza ekonomike, kriza energjetike dhe zhvillimet në rajon sigurisht që kanë ndikimin e tyre, siç janë kërcënimet hibride në vendin tonë, në vendet e rajonit, por edhe në shumë evropiane.

“Nuk ka nevojë të ngrihet niveli i sigurisë së institucioneve nga sektori i sigurisë, sepse koordinimi i vazhdueshëm dhe prioritetet e përcaktuara mirë të institucioneve në atë pjesë e ruajnë plotësisht gjendjen stabile të sigurisë në vend”, theksoi ministri Spasovski.

Ministri Spasovski shpjegoi se planifikimi i koordinuar i aktiviteteve të institucioneve të sigurisë dhe reagimi i shpejtë ndaj kërcënimeve në masë të madhe ndikon në ruajtjen e gjendjes stabile të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat