Rrëshqitjet e gurëve rrezikojnë qytetarët në rrugën Mavrovë-Dibër

Maqedonia

Rrëshqitjet e gurëve rrezikojnë qytetarët në rrugën Mavrovë-Dibër

Më: 26 janar 2023 Në ora: 23:25
Ilustrim

Tanimë është e njohur se aksi rrugor Mavrovë-Dibër- Strugë është një ndër akset me rreziqe më të mëdha në vend. Rrëshqitet e gurëve dhe dheut janë pothuajse në të gjithë stinët e vitit, por gjatë sezonit të dimrit kjo rrugë është disa herë më e rrezikshme se në sezonet e tjera.

Sezoni dimëror dukshëm rriti rreziqet në rrugët që lidhin qytetin e Dibrës me Strugën dhe Mavrovën. Edhe pse tanimë kanë përfunduar afatet për rikonstruimin e rrugës Dibër-Mavrovë në aksin Zhirovnicë-Mavrovë, shumë punë ndërtimore në këtë rrugë që ka një frekuencë të madhe ka ngelur pa përfunduar. Kjo situatë ka rritur dukshëm rreziqet për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që udhëtojnë nga Dibra për në Mavrovë, Gostivar, Tetovë dhe Shkup. Rikonstruimi ende nuk ka përfunduar dhe aktualisht janë vendosur disa rrjeta metalike për mbrojtjen të rrëshqitjes së gurëve por ata nuk janë në gjendje të mbrojnë pjesëmarrësit në komunikacion meqë rrëshqitjet e gurëve janë pothuajse në të gjithë aksin rrugor. Tanimë është e njohur se aksi rrugor Mavroвë-Dibër- Strugë është një ndër akset me rreziqe më të mëdha në vend. Rrëshqitet e gurëve dhe dheut janë pothuajse në të gjithë stinët e vitit, por gjatë sezonit të dimrit kjo rrugë është disa herë më e rrezikshme se në sezonet e tjera. Në njësinë e ndërmarrjes shtetërore për rrugë magjistrale dhe rajonale në Dibër, thonë se ekipet për pastrimin e gurëve tani edhe borës janë të rregullta.

Udhëheqësi i kësaj njësie, Dear Limanoski thotë se punëtorët disa herë në ditë pastrojnë gurët por që vet sezoni dimëror sjell rreziqet e veta. Në lidhje me vendosjen e rrjetave metalike në rrugën Dibër-Mavrovë mund të thuhet se ata janë të pakta. Pronarët të kompanive për transport të udhëtarëve në Dibër që mirëmbajnë linjat Dibër- Shkup theksojnë se është mirë që janë venduar rrjetat metalike, por sipas tyre ata janë të pakët. Vendosja e rrjetave duhet të ketë në më shumë pjesë të rrugës.

“Një problem poashtu shumë i madh është edhe mungesa e bankinave në rrugë. Rruga është e asfaltuar por në pjesën më të madhe të saj nuk i ka të vendosur bankinat mbrojtëse. Tani kur reshjet e borës sidomos në pjesën e Mavrovës janë të rregullta, kjo rrugë sjell rreziqe të mëdha. Duhet më shumë rrjeta metalike por njëkohësisht edhe vendosja e bankinave mbrojtëse gjatë tërë rrugës, duke filluar nga Ura e Rostushës e deri në Mavrovë”, thotë Azem Ballanca, një nga pronarët e taksi kompanive në Dibër. Këtë e thonë edhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Shkëlqim. P është student në Universitetin e Tetovës. Ai shpesh udhëton me automjetin e tij por edhe me kompanitë që mbajnë relacionin Dibër – Tetovë. Ai potencon se mungesa dhe vonimi i vendosjes të bankinave paraqet një rrezik të madh gjatë sezonit dimëror por edhe gjatë sezoneve të tjera. “Para syve tona kur kamë udhëtuar në një furgon për në Tetovë kemi pa rastin kur për shkak të mungesës së bankinave në Radikë ka përfunduar një automjet”, thotë Shkëlqimi 20 vjeçar.

Prandaj me të drejtë banorët të komunave Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostush kërkojnë që sa më shpejt të përfundoj projekti për rikonstruimin e kësaj rruge. Rruga është asfaltuar por rrjetet metalike dhe bankinat mungojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat