Zakharieva: Do të ishte gabim një veto tjetër për RMV-në

Maqedonia

Zakharieva: Do të ishte gabim një veto tjetër për RMV-në

Më: 27 janar 2023 Në ora: 15:53
Ekaterina Zakharieva

Vetoja e re bullgare për negociatat evropiane të Maqedonisë së Veriut do të jetë gabim, ka deklaruar Ekaterina Zakharieva, ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.

Ajo konsideron se korniza negociuese franceze është propozim “super i mirë” për interesat bullgare dhe Sofja duhet të insistojë të plotësohen dispozitat që lidhen me të drejtat e Bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ekaterina Zakharieva, komplotiste e bllokadës së parë nga ana e Bullgarisë e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, para tre viteve, tani konsideron se do të jetë gabim i madh për Sofjen të përsëritet vetoja, siç ka kërkuar Sllavi Trifonov, lider i partisë më të vogël “Ka një popull të tillë”.

“Gabim absolut. Kërkesa e këtillë e Sllavi Trifonovit u ndihmon radikalëve të tij, të cilët ushqehen me njëri-tjetrin. Do të jetë gabim i madh të ndërpritet sërish rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut, përkundrazi duhet të insistohet të plotësohet korniza negociuese” tha Ekaterina Zaharieva, ”Gerb”, bullgari.

Propozimi francez për negociatat në mes Shkupit dhe Brukselit, sipas Zakharievës është “super i mirë” për interesat e Bullgarisë dhe duhet të insistohet të plotësohen dispozitat për të drejtat e njerëzve që deklarohen si Bullgarë në vend. Dy vende evropiane anëtare, Austria dhe Holanda, para pak kohësh vendosën veto për aspiratat e Sofjes zyrtare për kyçje në zonën shengen, që sipas disa analistëve i referohet, në mes tjerash, edhe bllokadave të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat