Kovaçevski: Me hyrjen e ASH-së në Qeveri, nuk do të ndryshojë balancuesi etnik

Maqedonia

Kovaçevski: Me hyrjen e ASH-së në Qeveri, nuk do të ndryshojë balancuesi etnik

Më: 30 janar 2023 Në ora: 23:59
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së – Dimitar Kovaçevski, i cili në një deklaratë për media konfirmoi takimin e nesërm me kryetarin e ASH-së Arben Taravari, për hyrjen e partisë së tij në koalicionin qeveritar, siguron se negociatat dhe marrëveshjet e mundshme kadrovike nuk do të ndryshojnë balancuesin etnik.

Kovaçevski edhe pse theksoi se për momentin nuk është biseduar për zgjidhje kardovike.

Ai tha se pajtohet me partnerët e koalicionit, me të cilët së fundi ka pasur një takim, që balancuesi në Qeveri të mbetet si tani, në kuptimin që nuk do të ketë ministra shqiptarë shtesë në kurriz të atyre maqedonasve.

Sipas Kovaçevskit, zgjerimi i mazhorancës në Kuvend do të nënkuptojë rritje të kapaciteteve, punë më efikase, marrjen më të shpejtë të vendimeve që do të nënkuptojnë integrimin e shtetit në BE, por edhe miratimin e ligjeve që nënkuptojnë cilësi evropiane në në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat