Stoilkovski: Arratisjet nga burgu, skenare të LSDM-së për incidente

Maqedonia

Stoilkovski: Arratisjet nga burgu, skenare të LSDM-së për incidente

Më: 31 janar 2023 Në ora: 16:34
Naum Stoilkovski

Brenda një muaji, së paku tri arratisje nga burgu ndodhën në territorin e Shkupit. Nga OBRM-PDUKM akuzojnë se lidhjet e mundshme midis të arratisurve dhe LSDM-së janë heshtja dhe mossanksionimi ngrenë dyshime për lëshime sistematike.

“Vallë arratisjet e njerëzve, anëtar të LSDM-së, me fotoalbum me gjysmën e Qeverisë, Presidentin dhe gjithë udhëheqësinë e LSDM-së, si dhe të ish-policit dhe narkodilerit, të dy nga Burgu i Shutkës, që kaloi pa përgjegjësi publike ose sanksione, nuk janë lëshime të qëllimshme, për interesa të ngushta partiake të LSDM-së, a janë arratisur që ndoshta të shkaktojnë, inskenojnë ose të organizojnë incidente më 4 Shkurt?

A janë arratisjet nga burgu, skenar i arratisjeve nga burgu – skenare të LSDM-së për incidente LSDM-së për incidente ku do të përfitojë LSDM-ja në dëm të Maqedonisë?”, tha Naum Stoilkovski, OBRM-PDUKM.

Akuzat e opozitës maqedonase se arratisjet nga burgu janë skenare të LSDM-së për incidentin, vijnë në kohën e tensioneve në rritje në raportet Shkup-Sofje dhe në prag të shënimit të ditëlindjes së Goce Dellcevit. Pavarësisht zotimeve të dy Ministrave të Brendshëm të RMV-së dhe Bullgarisë se nuk do të lejojnë incidente, ato nuk përjashtohen më 4 Shkurt, veçanërisht pas paralajmërimeve për ardhje të organizuar të bullgarëve në Shkup, por edhe paralajmërimeve për roje gjatë gjithë ditës në varrin e Goce Dellcevit nga ana e Institutit Patriotik të OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat