Besimi: Taksa e solidaritetit do të thotë trajtim i përgjegjshëm i krizës për sot, duke mos i lënë barrën brezave të ardhshëm

Maqedonia

Besimi: Taksa e solidaritetit do të thotë trajtim i përgjegjshëm i krizës për sot, duke mos i lënë barrën brezave të ardhshëm

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 15:11
Fatmir Besimi

Taksa e solidaritetit, e cila është konceptuar si një taksë e njëhershme dhe vlen vetëm për kompanitë më të mëdha, ka në radhë të parë një efekt solidariteti dhe duhet të tregojë përgjegjësinë sociale të të gjithë neve, si të politikës ashtu edhe të komunitetit të biznesit. Është përgjegjësia jonë të përballemi me krizën tani, jo që brezat e ardhshëm ta paguajnë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Fatmir Besimi, në një prononcim për “BloombergAdria”, në të cilin ka folur për reformën tatimore dhe pritjet për rritje ekonomike.

Taksa e solidaritetit, siç quhet në propozimin e fundit dhe siç quhet në vetë direktivën e BE-së, nuk është pjesë e reformës tatimore. Nuk ka për qëllim rritjen e shpenzimeve në buxhet, por me buxhetin e miratuar, me këto mjete shtesë do të ulim deficitin buxhetor dhe borxhin publik dhe ato do të përdoren ekskluzivisht për përballimin e krizës.

Me këtë ne si gjeneratë do të përballemi me sfidat që kemi sot dhe jo si barrë për brezat e ardhshëm. Ky është qëllimi i këtij ligji, si zgjidhje e njëhershme, që rekomandohet nga BE-ja dhe është në rrethana të jashtëzakonshme siç është tani në kohë krize”, theksoi Besimi.

Ministri, duke u shprehur se është në përputhje me Kushtetutën, ku përgjegjësia sociale është një nga dispozitat kushtetuese, tha se është një taksë specifike, fondet nga e cila do të shkojnë në një program të veçantë në Buxhet për masat kundër krizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat