Grkovska – Shahin: Mbështetja e SHBA-së për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, segment kyç për stabilitetin e Ballkanit

Maqedonia

Grkovska – Shahin: Mbështetja e SHBA-së për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, segment kyç për stabilitetin e Ballkanit

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 15:17
Zv. kryeministrja për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska

Zv. kryeministrja për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska, në kuadër të vizitës së saj të punës në Uashington, SHBA, dje realizoi takim me senatoren Xhin Shahin, kryetare e Nënkomitetit për punë të jashtme për Evropën dhe bashkëpunim rajonal të sigurisë të Senatit, ku u theksua se mbështetja e SHBA-së për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE- segment kyç për stabilitetin e Ballkanit.

Në kohën e takimit konstruktiv, siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, është diskutuar për vendimet që ka marrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut për të arritur ndryshime drastike në drejtim të fillimit të procesit të negociatave me BE-në dhe hyrjen në NATO, si dhe shembullin pozitiv që Maqedonia e Veriut ua jep vendeve të rajonit.

Ndër të tjera, senatorja e theksoi hapur mbështetjen e saj për fillimin sa më të shpejtë të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian, të cilat janë me rëndësi kyçe si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Zëvendëskryeministrja Grkovska theksoi se vendimet që u morën janë shenjë se vendi po ecën në drejtimin e duhur drejt arritjes së qëllimeve të përcaktuara, ndërsa për vetëm tre vjet u arrit aq shumë sa Maqedonia e Veriut u bë anëtare e plotë e Aleancës së NATO-s dhe tashmë jemi në fazën përfundimtare të negociatave me BE-në.

Ajo shtoi se vendi ynë është një histori suksesi në rajon dhe shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë mbështetjen në procesin integrues nga SHBA-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat