Alternativa sonte do ta shqyrtojë pjesëmarrjen e saj në Qeverinë e RMV-së

Maqedonia

Alternativa sonte do ta shqyrtojë pjesëmarrjen e saj në Qeverinë e RMV-së

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Alternativë e Afrim Gashit sonte në Gostivar do të diskutojë për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në koalicionin qeveritar dhe mundësinë që Taravari të marrë disa nga ministritë e tyre. Takimi vjen vetëm një ditë pasi Taravari dhe Kovaçevski pothuajse i harmonizuan qëllimet programore për bashkëpunim dhe mbetën vetëm zgjidhjet kadrovike.

Alternativa thotë se vendimi përfundimtar nëse partia do të mbetet në qeverinë e Kovaçevskit pas hyrjes së Aleancës nuk do të merret sonte, por do të pritet takimi mes Kovaçevskit dhe Gashit, në të cilin kryeministri pritet të bëjë ofertën për Alternativën se cilat ministri do të mbeten të kësaj partie.

Ata mbesin të mendimit se për ta vlen marrëveshja Zaev-Gashi, me të cilën morën dy pozita ministrore dhe një pa portofol dhe se për momentin janë të gatshëm vetëm për një ndryshim të Bekim Salit, nëse Kovaçevski është i pakënaqur me punën e tij.

Në ndërkohë, siç informuan ekipet negociatore të Aleancës dhe LSDM-së, këto ditë do të ketë negociata intensive për zgjidhjet kardrovike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat