500 euro për të rikthyer virgjërinë në klinikën në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

500 euro për të rikthyer virgjërinë në klinikën në Maqedoninë e Veriut

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews këtë të enjte u diskutua tema tabu e virgjërisë.

Aktivisti nga Maqedonia e Veriut, Fatos Grupi, solli një fakt interesant, ku tha që në klinika në Shkup ofrohet rikthimi i asaj që njihet si virgjëria kirurgjikale për një shumë që shkon në 500 euro.

“Gjatë përgatitjes në këtë emision hasa në qendër klinike në Shkup e cila e ofron operacionin që figuron të ketë një çmim nga 410-500 euro”, tha Grupi.

Sakaq gjinekologu Rustem Celami tha se ndërhyrjet për të rikthyer cipën e himenit, ose virgjërinë, janë një fenomen që ekziston jo vetëm në Shqipëri, por dhe në perëndim dhe lindje.

“Në Shqipëri të paktën nga të dhënat që kemi nuk është një fenomen shqetësues. Kjo ndoshta është dhe për shkak të rritjes së numrit të vajzave të arsimuara në Shqipëri. Nga të dhënat në auditoret e univeristeteve janë më shumë vajza sesa djem.

Virgjëria kirurgjikale ose rikonstruktimi i cipës së himenit realizohet nën kodifikimin diagnostik që është kirurgjia estetike ose korrigjuese. Është një kirurgji jo vetëm që njihet në Shqipëri, por bëhet nga perëndimi në lindje. Bëhet nga kristianët, te hebrenjtë dhe vendet myslimane.

Kjo quhet ndryshe virgjëria kirurgjikale që të ndodh gjakderdhja gjatë aktit seksual”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat