Micevski: Pushteti nuk ka shumicë parlamentare

Maqedonia

Micevski: Pushteti nuk ka shumicë parlamentare

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:05
Nikolla Micevski

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski tha se nuk ka parë rritje të shumicës parlamentare.

Ai tha se Kuvendi nuk mund të mbledh as 61 deputet për të miratuar rendin e ditës për ndonjë seancë.

“Mendimi ynë është se për momentin nuk kanë 61 deputet dhe për këtë arsye nuk punon as Kuvendi, gjegjësisht bllokada aktive e deputetëve të OBRM-PDUKM-së momentalisht është ndërprerë.

Ata vetveten e bllokojnë sepse nuk kanë 61 deputet as për të funksionuar Kuvendi”, tha Micevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat