Rexhepi-Zejdi: Alternativa ka dështuar në qeverisjen një vjeçare

Maqedonia

Rexhepi-Zejdi: Alternativa ka dështuar në qeverisjen një vjeçare

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:22
Skender Rexhepi-Zejdi

Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi tha se Alternativa me shumë gjasa do të mbetet në Qeveri edhe nëse mbetet vetëm me një dikaster, pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri.

Rexhepi tha se Alternativa nëse nuk arrin t’i realizojë pikat programore të premtuara, do të duhej të largohej nga Qeveria me krenari.

“Alternativa kishte rastin gjatë gjithë këtyre 12-13 muajve që të kushtëzoje qeverinë që programin qeveritar ta realizonte deri në detaje, por fatkeqësisht interesat e ngushta të një klani të vogël nuk lejuan që ato pika programore të realizohen, andaj ata do të qëndrojnë pjesë e qeverisë, qoftë edhe me një dikaster të vogël. Ose do të qëndrojnë turpshëm, ose do të duhet të largohen me krenari, së paku të dëshmojnë se dështuan në qeverisjen 1-vjeçare”, tha Zjedi.

Ai njoftoi gjithashtu se ka komunikim të vazhdueshëm me “grupin e zjarrit” brenda BDI-së.

I pyetur nëse do t’i bashkëngjitet këtij grupi, Rexhepi tha se këtë do e vendos pas takimeve të nesërme me qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat