Pendarovski i shpreh ngushëllime Erdoganit pas tërmetit tragjik në Turqi

Maqedonia

Pendarovski i shpreh ngushëllime Erdoganit pas tërmetit tragjik në Turqi

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 09:35
Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski dhe Erdogan

Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski i shprehu ngushëllime homologut të tij turk presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe familjeve të të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Turqi.

“I shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të vdekurve, Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe popullit turk në këto momente të vështira pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë. Të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar presidenti Pendarovski në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Më shumë se 300 njerëz humbën jetën në Siri dhe Turqi nga një tërmet i fortë pranë qytetit jugor të Turqisë, Gaziantep, herët në mëngjes. Numri i viktimave pritet të rritet.

Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë për të dalë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat