Vazhdojnë bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare në Maqedoni

Maqedonia

Vazhdojnë bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare në Maqedoni

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 18:43
Arben Taravari

Për të dytën ditë me radhë, grupet negociatore të LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët zhvillojnë bisedime për zgjedhjet kadrovike të cilat do ta përfaqësojnë partinë e Arben Taravarit në pushtet.

Këtë e konfirmojnë edhe nga vetë partia, edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare për cilat poste negociohet.

“Grupet e punës me intensitet të lartë punojnë për mbylljen e të gjitha çështjeve që janë në tavolinë. Ka pajtime, ka përafrime, ka edhe mospajtime për disa çështje, por vazhdojnë negociatat deri në mbylljen e të gjitha temave”, deklaruan nga Aleanca për Shqiptarët.

Pasi grupet të arrijnë marrëveshje, pritet takim Kovaçevski – Taravari gjatë ditëve në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat