Sali: Presim përgjigje nga autoritetet turke për atë se çfarë iu duhet

Maqedonia

Sali: Presim përgjigje nga autoritetet turke për atë se çfarë iu duhet

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 12:40
Bekim Sali

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, sot në një deklaratë për media tha se në thirrjen publike të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë për personat që do të shkonin në vendet e prekura nga tërmeti në Turqi, deri mbrëmë kanë aplikuar 150 vullnetarë.

Ministri tha se deri në orën 12 të ditës së sotme do të kenë listën paraprake të vullnetarëve që do t’ia ofrojnë Qendrës së Menaxhimit të Krizave dhe më pas përmes komunikimit të NATO-s me autoritetet turke do t’i informojnë për burimet njerëzore dhe materiale që RMV i ka në dispozicion.

"Gjithashtu dy furgonët specialistë për mjekësi intensive që i marrim si donacion për Klinikën e Pediatrisë, të kompletuar me dy ekipe mjek, shofer dhe infermier janë gati për të shkuar në zonat e prekura, por së pari duhet të respektojmë të gjitha protokollet e komunikimit, gjegjësisht të marrin përgjigjen nga Turqia për atë që kanë nevojë konkretisht”, tha Sali.

Ai gjithashtu bën me dije se ekziston një listë e barnave që janë siguruar nga kompani dhe donatorë të cilët i kanë vënë në dispozicion edhe ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat