Klubi bullgar “Car Borisi Tretë” pranon që të ndryshojë emrin

Maqedonia

Klubi bullgar “Car Borisi Tretë” pranon që të ndryshojë emrin

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:22
Klubi bullgar “Car Borisi Tretë

Klubi kulturor bullgar “Car Borisi Tretë” nga Ohri pranoi ndryshimin e emrit një ditë para skadimit të afatit ligjor.

Klubi tashmë ka dorëzuar kërkesë në Regjistrin Qendror për respektimin e ndryshimeve në Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet.

Qendra e kulturës “Vanço Mihajllov” nga Manastiri deri në mesditë nuk ka paraqitur kërkesë për ndryshime, kanë konfirmuar për “Telma” nga Regjistri Qendror.

“Më 10 shkurt 2023, në Regjistrin Qendror është dorëzuar shkresa me kërkesë për harmonizimin e punës së Shoqatës për afirmimin e vlerave kulturore të bullgarëve maqedonas “Car Borisi Tretë” Ohër me ndryshimet dhe plotësimet në Ligji për Shoqatat dhe Fondacionet. Procedura për kërkesën është ende në vazhdim. Për shoqatën “Vanço Mihajllov” nga Manastiri nuk është paraqitur asnjë kërkesë”, njoftojnë nga Regjistri Qendror.

Nëse nuk ndryshohen emrat, Komisioni i Përdorimit të Emrave dhe Ministria e Drejtësisë duhet të nisin procedurën për fshirjen e shoqatave nga regjistri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat