NP “Ujësjellësi dhe kanalizimet”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

Maqedonia

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimet”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Uji për pije në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga hulumtimet e bëra fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 30 vende matëse në qytet.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 13.02.2023 deri 17.02.2023 ka marrë 188 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 188 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 39 vende matëse në Qytetin e Shkupit.

Në pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat i përshtaten Rregullores për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, kumtoi sot NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” – Shkup.

Këto rezultate janë pjesë e raportit javor të cilësisë dhe sigurisë së ujit për pije, të marra nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontroll sanitar, i cili në të vërtetë është laborator i parë në shtet, i cili e akrediton punën e vetë sipas standardit ISO17025:2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat