Taravari përkujton Epopenë e UÇK-së: Ideali i Komandatit legjendar është jetësuar

Maqedonia

Taravari përkujton Epopenë e UÇK-së: Ideali i Komandatit legjendar është jetësuar

Më: 5 mars 2023 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Në 25 vjetorin e rënies heroike të familjes, Jashari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një postimi ka përkujtuar Epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave okupatore serbe.

“Si sot, një çerek shekulli më parë, në Prekaz të Drenicës, në zemrën e rezistencës shqiptare ndaj okupimeve të huaja dhe për mëvetësi, nisi një moment kthese historike e dhimbje për shqiptarët, që sot e kremtojmë me krenari si Epopeja e UÇK-së. Rezistenca përballë agresorit serb dhe sakrifica e familjes heroike Jashari ndërruan përgjithmonë hartën e Evropës duke hapur shtegun e pavarësisë së Kosovës.

Falë sakrificës sublime të familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së, Kosova sot frymon lirshëm dhe ka një të ardhme të ndritshme, si vendi ndoshta më demokratik dhe me rritjen më të hovshme ekonomike në rajon.

Ideali i Komandantit Legjendar Adem Jashari është jetësuar. Lavdi të përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!”- ka shkruar kryetari Arben Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat