Spasovski uron 8 Marsin: 48% e posteve udhëheqëse në MPB drejtohen nga gratë

Maqedonia

Spasovski uron 8 Marsin: 48% e posteve udhëheqëse në MPB drejtohen nga gratë

Më: 8 mars 2023 Në ora: 09:57
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot ka uruar Ditën e Grave, 8 Marsin. Spasovksi në urimin e tij mes tjerash ka shkruar se 48 për qind e posteve udhëheqëse në MPB drejtohen nga gratë.

“Sot realisht mund të mburremi me barazi në vendimmarrje, sepse në nivel të njësive organizative brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, 48% e posteve drejtuese i janë besuar grave.

Përmbushja e parimit të përfaqësimit të grave në poste drejtuese është evidente edhe në kuadër të Byrosë për Siguri Publike”.

Kështu, gratë janë në poste drejtuese në Departamente si ndihmësdrejtore, shefe, komandante komisariatesh apo repartesh policore, gratë përfshihen edhe në Departamentin për Operacione të Posaçme të Policisë, më saktë në Njësinë e Shpërndarjes së Shpejtë, Njësinë Speciale Antiterroriste “Tigrat”, femrat po shfaqin performancën e tyre profesionale në Repartin e Njësisë së Aviacionit dhe Njësinë e Policisë së Ndërhyrjes, gjë që nuk ishte më parë”, ka shkruar mes tjerash Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat