Shqiptohen 168 masa në Shkup, 101 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 168 masa në Shkup, 101 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 13 mars 2023 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup (SPB) edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në të intensifikuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar.

Gjithsej 168 masa, nga të cilat 101 masa për tejkalim të shpejtësisë, nëntë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër masa për automjete të paregjistruara.

Tri masa janë shqiptuar për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, tetë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit…”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat