Maqedoni, 800 gjoba për vozitje të shpejtë brenda një dite

Maqedonia

Maqedoni, 800 gjoba për vozitje të shpejtë brenda një dite

Më: 20 mars 2023 Në ora: 12:01
Policia

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (19.03.2023) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 800 shoferë.

Prej tyre, 44 kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe gjashtë automjete kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 506 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 294 jashtë vendbanimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat