OBRM-PDUKM: Korrupsioni është sëmundje e pashërueshme për Qeverinë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Korrupsioni është sëmundje e pashërueshme për Qeverinë

Më: 22 mars 2023 Në ora: 13:26
OBRM-PDUKM

Partia opozitare OBRM-PDUKM, ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Maqedoninë e Veriut.

Nga kjo parti thonë se raporti është tejet kritikues, ndërsa Qeveria në këtë raport sipas opozitës është elementi më i korruptuar në shtet.

Stefan Andonovski nga OBRM-PDUKM theksoi se korrupsioni është shndërruar në sëmundje të pashërueshme për Qeverinë.

“Nëse analizojmë edhe raportet paraprake, është më se e qartë se qëndrimi i Departamentit Amerikan nga paralajmërues, në tre vitet e fundit u bë kritikues për punën e kësaj Qeverie dhe nga kritikë e kujdesshme dhe e matur, u shndërrua në gjykim direkt për atë që e bën Qeveria. Korrupsioni është bërë sëmundje e pashërueshme për këtë Qeveri.

Raporti konstaton korrupsion serioz qeveritar, korrupsion evident në gjyqësor, gjykata joefikase, korrupsion endemik në mesin e personelit të burgut. Në 47 faqe, Raporti 22 herë flet për korrupsion të lartë në të gjitha nivelet e pushtetit”, deklaroi Stefan Andonovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat