Kovaçevski për vdekjen e 6-vjeçares në Manastir: Të bëhen sanksione aty ku do të duhet

Maqedonia

Kovaçevski për vdekjen e 6-vjeçares në Manastir: Të bëhen sanksione aty ku do të duhet

Më: 24 mars 2023 Në ora: 15:55
Kryeministri Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se të gjitha institucionet kompetente po punojnë për të zbardhur rastin e vdekjes së vajzës 6 vjeçe në spitalin e Manastirit.

Kovaçevski tha se në bazë të fakteve duhet të vërtetohet se çka ka ndodhur dhe të ketë sanksione nëse nuk është vepruar në mënyrën e duhur nga përgjegjësit.

“Tashmë është nisur procedurë, respektivisht ka nisur kontrolli i jashtëzakonshëm për atë që ka ndodhur në Manastir.

Drejtori i Spitalit të Manastirit tashmë është rrugës për në Shkup ku do të ketë takim me ministrin dhe zv.ministrin dhe është informuar edhe Prokuroria Publike rreth këtij rastit. Në bazë të fakteve duhet të përcaktohet gjendja objektive se çka ka ndodhur aty dhe në bazë të atyre fakteve të bëhen sanksione përkatëse, aty ku do të ketë nevojë”, tha mes tjerash Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat