10 vjetori i fitores historike të Kërçovës – Dehari bëri bashkë BDI-në dhe ”Grupin e Zjarrit”

Maqedonia

10 vjetori i fitores historike të Kërçovës – Dehari bëri bashkë BDI-në dhe ”Grupin e Zjarrit”

Më: 25 mars 2023 Në ora: 13:32

10 vjetori i fitores historike të Komunës së Kërçovës, bëri bashkë BDI-në dhe të ashtuquajturin “Grupi i Zjarrit”.

Fatmir Dehari, i veshur ndryshe nga herët tjera, me bluzën me mbishkrimin “10 vite Krenari”, arriti t`i ulë bashkë Ali Ahmetin, Talat Xhaferin, Artan Grubin, Kreshnik Bekteshin por edhe Izet Mexhitin, Musa Xhaferin, Hazbi Likën e të tjerë.

Në fjalimin e tij, sic njofton KlanM, kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, tha se ndarja territoriale e vitit 2004, shpëtoi ndarjen e Maqedonisë.

Kjo nuk është shaka dhe bëjnë mirë, të gjithë aktorët e këtyre ngjarjeve, të reflektojnë dhe le të thonë të vërtetën se pikërisht ne shqiptarët kemi qenë që e kemi shpëtuar këtë shtet të mbijetojë, sepse ka qenë zgjidhja më e mirë, sepse do të krijonim një tragjedi të vërtetë, një luftë të paparë në historinë e Ballkanit” – tha Ali Ahmeti.

Nuk mungoi as edhe reagimi i Izet Mexhitit. Përmes një postimi në Facebook dhe duke shpërnda fotografi të viitit 2013, sic percjell KlanM, ai shkruan se po bëhen 10 vite nga fitorja e madhe kur Kërçova me votën e popullit përfundimisht u bë shqiptare. Por, nuk harroi të përmend edhe dicka tjetër.

“10 vite nga fushata kur Gruevski në pafuqi për ta ndalur vullnetin e popullit shqiptar na drejtohej që “Deharovcit” dhe “Mexhitovcit” nëse duan komunë shqiptare le të shkojnë në Shqipëri” – ka shkruar Mexhiti në Facebook.

Kërçova me zgjerimin e ri territorial, para zgjedhjeve lokale 2013, u shndërrua në poligon partiak por edhe ndëretnik.

Komunat Zajas, Osllomej, Drugovë dhe Vraneshticë iu bashkuan Kërçovës me çka në mënyrë drastike u ndryshua pasqyra etnike e rajonit të Kërçovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat