Penov: Projektet e dorëzuara nga komunat nuk janë cilësore

Maqedonia

Penov: Projektet e dorëzuara nga komunat nuk janë cilësore

Më: 29 mars 2023 Në ora: 15:38
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov

Vendi ynë ka vazhdimisht në dispozicion para të siguruara nga ndërkombëtarët për realizim të projekteve të rëndësishme për mjedisin jetësor, por kemi shumë mangësi tek cilësia e projekteve me të cilat konkurrojmë.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov tha se shpesh projektet e dorëzuara nga komunat nuk janë cilësore. Sot u njoftua se do të vazhdohen dy projekte të mbështetura nga UNDP dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Sida”.

Për të dy projektet “ Zgjerimi i veprimeve për përballje me ndotjen e ajrit” dhe “ Ndërtimi i kapaciteteve komunale për zbatimin e projektit” janë planifikuar 4.13 milion dollarë. Nën monitorim për cilësinë e ajrit do të jenë komunat: Kavadar, Gostivar, Kumanovë, Strumicë dhe Strugë. Këto projektet duhet të finalizohen deri në vitin 2026.

“Autoriteteve lokale do t’u ofrohet mbështetje që të detektojnë dhe matin ndotësit e ajrit, t’i identifikojnë dhe të përpilojnë planë dhe masat e nevojshme për zgjidhjen e problemit. Në këto 5 komuna do të përsërisim dhe qasjen inovative dhe shkencore që tashmë është dëshmuar se është shumë efektive”, tha Armen Grygorian, UNDP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat