Taravari: Erdhi momenti që gjuha shqipe të mos quhet gjuha e 20%

Maqedonia

Taravari: Erdhi momenti që gjuha shqipe të mos quhet gjuha e 20%

Më: 30 mars 2023 Në ora: 18:58
Kryetari i Aleancës për Shqiptarërt, Arben Taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarërt, Arben Taravari shprehet i lumtur se erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%“.

“Propozojmë që ky ndryshim të ndodhë tani dhe jemi të bindur, jo vetëm në pajtimin e partive shqiptare, por edhe me dakordësinë e të gjitha partive në Maqedoni”, shprehet Arben Taravari.

Ai shton se të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këtë ndryshim do të shkruhen në histori si parti demokrate e veçanërisht evropiane.

“Sidomos z. Kovaçeski dhe z. Mickovski do të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë të përbashkët. Presim me padurim momentin e shpalljes zyrtare të këtij premtimi mbarë partiak”, shkruan Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat