MPJ: Nuk ka ndërhyrje nga jashtë në procesin e ndryshimeve kushtetuese

Maqedonia

MPJ: Nuk ka ndërhyrje nga jashtë në procesin e ndryshimeve kushtetuese

Më: 5 prill 2023 Në ora: 22:21
Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet një kumtese për media ka mohuar ndërhyrjen e Bullgarisë në procesin e ndryshimeve kushtetuese në RMV.

Nga MPJ thonë se procesi i ndryshimeve kushtetuese është çështje e brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila si obligim lidhet me negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kuvendi pritet të marrë një vendim të tillë, në mënyrë sovrane dhe në përputhje me interesat afatgjata të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të përfaqësuar në Kuvend dhe në këtë kontekst, nuk ka asnjë mundësi apo vullnet politik për përfshirje të qytetarëve dhe institucioneve nga jashtë, përfshirë edhe nga Republika e Bullgarisë. Një kërkesë e tillë as nuk është pranuar dhe as nuk është diskutuar mes ministrave Osmani dhe Millkov”.

“Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në vazhdimin e dialogut politik me Bullgarinë, në frymën e fqinjësisë së mirë dhe Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, dhe shpreson në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re bullgare”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat