Zendeli: Pa largimin e 20 përqindëshit, nuk votoj ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Zendeli: Pa largimin e 20 përqindëshit, nuk votoj ndryshimet kushtetuese

Më: 11 prill 2023 Në ora: 08:58
Fadil Zendeli

Deputeti i Lëvizjes Besa bëri zotim publik se nuk do të marrë pjesë në debatin për ndryshimet kushtetuese nëse si pjesë e propozimit nuk është edhe heqja e 20 përqindëshit për gjuhën shqipe.

Ai madje tha se as nuk do t’i votojë këto ndryshime pa 20 përqindëshin.

“Jo, jo, nuk i votoj. E them hapur. Nëse 20 përqindëshi nuk është pjesë e debatit dhe pjesë e propozimit që ne të diskutojmë në parlament për çështjen e 20 përqindëshit. Nuk do të votohet çështja e premabulë. Kjo është çështje e pozicionit tonë”, deklaroi Fadil Zendeli në Klan Debat.

Këto qëndrime të Zendelit i kundërshtoi deputetja e BDI-së, Arta Bilalli, e cila e akuzoi Fadil Zendelin se po i bën shërbim OBRM-PDUKM-së për të shtuar euroskepticizmin në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat