Bujar Osmani: Çështja shqiptare nuk duhet të përdoret nga dikush si alibi për bllokimin e integrimit evropian

Maqedonia

Bujar Osmani: Çështja shqiptare nuk duhet të përdoret nga dikush si alibi për bllokimin e integrimit evropian

Më: 14 prill 2023 Në ora: 18:32
Bujar Osmani

Në Grupin e punës ku do të diskutohet për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, Aleanca për Shqiptarët bëri të ditur se do të hapë temën e 20% si definicion për shqiptarët.

“Do të propozojmë ndryshimin e 20% me emërtimin e drejtë të gjuhës shqipe në Kushtetutë. Përshëndesim deklaratën e presidentit Pendarovski i cili dha mbështetje propozimit tonë dhe ftojmë partitë e tjera që të ndjekin shembullin, t’u përmbahen zotimeve publike, të vijnë në grupet punues dhe të korrigjojmë një herë e përgjithmonë këtë padrejtësi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në lidhje me këtë propozimit shprehet se dilema e tij e vetme është momenti kur kërkohe ky ndryshim dhe se duhet të kihet kujdes që çështja shqiptare të mos përdoret nga dikush si alibi për bllokimin e integrimit evropian të vendit.

Unë nuk them që partitë politike nuk duhet t’i shtrojnë në komision të gjitha temat, por atje ta bëjmë debatin, atje të bisedojmë nëse mendojmë që mundet, ja unë me dy duar po jap mbështetje, por nëse e shohim se kjo mund të keqpërdoret, atëherë të jemi të kujdesshëm se si e paraqesim interesin e komunitetit tonë”, u shpreh Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat