Maqedoni, çdo banor vjet ka krijuar 467 kilogramë mbeturinë

Maqedonia

Maqedoni, çdo banor vjet ka krijuar 467 kilogramë mbeturinë

Më: 21 prill 2023 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Sasia totale e mbetjeve komunale të gjeneruara në vend në vitin 2022 është 856,766 tonë. Sasia vjetore e mbetjeve komunale të krijuara për banor është 467 kilogramë, që është 3.3% më shumë se në vitin 2021.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2022 është 605.638 tonë. Krahasuar me vitin 2021, sasia totale e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2022 ka shënuar rënie prej 4.2%.

Sasia më e madhe e mbeturinave komunale të grumbulluara është regjistruar në rajonin e Shkupit – 172.288 ton ose 28,4% nga sasia e përgjithshme e grumbulluar. Nga sasia totale e mbeturinave komunale të grumbulluara, 506 257 ton ose 84% janë nga amvisëritë, ndërsa pjesa tjetër 16% nga persona juridikë dhe fizikë (mbetje komerciale).

Sipas llojeve të mbeturinave, sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara janë mbeturinat e përziera komunale – 494,693 ton ose 81,7%, dhe sasia më e vogël janë mbeturinat e gomës – 1,487 ton ose 0,2% e sasisë së përgjithshme të mbeturinave të grumbulluara komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat