Ivanovska: Brukseli është i njoftuar me problemet me të cilat përballet antikorrupsioni

Maqedonia

Ivanovska: Brukseli është i njoftuar me problemet me të cilat përballet antikorrupsioni

Më: 26 prill 2023 Në ora: 23:00
Biljana Ivanovska

Brukseli është i informuar dhe ka nënvizuar problemet me të cilat po ballafaqohet Komisioni Shtetëror për Parandalimi e Korrupsionit (KSHPK), kështu deklaroi në emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike”, kryetarja e këtij komisioni, Biljana Ivanovska.

“Ajo që është thënë në Bruksel dhe nënvizuar nga ana e tyre, është se Raporti për Zbatimin e Strategjisë Nacionale për vitin 2021 akoma nuk është shqyrtuar në seancë kuvendore, që nuk është mirë, duke pas parasysh se më 31 mars e kemi dorëzuar Raportin për vitin 2022.

Pastaj, se kemi shkallë të ulët të realizimit të aktiviteteve, që për to është shumë shqetësuese.

Do të jetë edhe më shumë, sepse për vitin 2021 përqindja ishte 20, tani është 10%. Kjo tregon se vetë shteti, vetë institucionet nuk janë të interesuara që të bëjnë diçka”, tha Ivanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat