Doganat e Maqedonisë: Sekuestrohet një sasi e madhe duhani dhe cigaresh pa pulla akcize në Tetovë

Maqedonia

Doganat e Maqedonisë: Sekuestrohet një sasi e madhe duhani dhe cigaresh pa pulla akcize në Tetovë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se janë sekuestruar 260 kg duhan, 12.800 cigare dhe 240 cigare elektronike në një aksion të koordinuar në Tetovë.

“Me këtë është penguar tentimi për vënien në qarkullim të mallit të akcizës, për të cilin është shmangur pagesa e akcizës në vlerë prej 600 mijë denarë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.

Ata shtojnë se në aksionin e përbashkët, gjatë kontrollit të disa lokacioneve në Tetovë, te dy persona juridikë dhe nëntë fizikë janë gjetur duhan i grirë, duhan për nargjile, cigare dhe cigare elektronike pa pullë akcize.

“Malli është sekuestruar përkohësisht, ndërsa kundër personave do të ngrehen kallëzime përkatëse pranë institucioneve kompetente”, thuhet në njoftimin e Drejtori së Doganave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat