Maqedoni, në Ministrinë e Arsimit kanë arritur 20 denoncime për dhunë në mes bashkëmoshatarëve

Maqedonia

Maqedoni, në Ministrinë e Arsimit kanë arritur 20 denoncime për dhunë në mes bashkëmoshatarëve

Më: 11 maj 2023 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, kanë arritur tashmë rreth njëzet denoncime mbi dhunën në mes bashkëmoshatarëve.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri u shpreh se hapi i parë në proces është kontrolli i burimeve dhe saktësia e informacioneve të përmendura në denoncime, më pas vijojnë hapa të tjerë.

Të rinjtë, prindërit dhe qytetarët mund të raportojnë dhunën e bashkëmoshatarëve në emailet [email protected] dhe [email protected]”.

Nxitur nga masakra e ditëve të fundit në Beograd ku një nxënës vrau nëntë persona duke lënduar edhe shtatë të tjerë, mbrëmë në polici u raportua se disa nxënës në Shkup gjetën lista emrash me kërcënime, ndërsa gjithashtu dje kjo u has edhe në Tetovë. Fëmijët e moshës njëmbëdhjetë vjeçare në tualet vunë re lista me emra, pas së cilës u lajmërua menjëherë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat