Rritet niveli i ujit në liqenet e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Rritet niveli i ujit në liqenet e Maqedonisë së Veriut

Më: 14 maj 2023 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Niveli i ujit në Liqenin e Dojranit dhe të Prespës është rritur për dy centimetra, kurse niveli i liqenit të Ohrit është më i lartë për një centimetër krahasuar me ditën e djeshme, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga Enti Hidrometeorologjik.

Niveli i ujit në Liqenin e Dojranit është 1.91 metra më i lartë se mesatarja në muajin maj.

Ndërsa nivelet e liqenit të Prespës dhe Ohrit janë më të ulëta se mesatarja, për 1.97 metra në Prespë dhe 23 në Liqenin e Ohrit.

Niveli i ujit pothuajse në të gjithë lumenjtë e vendit është më i lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit dhe kryesisht shënon rritje në krahasim në ditët e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat