Ndalohet një 46-vjeçare në Gostivar, dyshohet për vjedhje

Maqedonia

Ndalohet një 46-vjeçare në Gostivar, dyshohet për vjedhje

Më: 23 maj 2023 Në ora: 11:52
Policia

Gjatë ditës së djeshme policia e rajonit të Pollogut ka arrestuar një 46-vjeçare nga Gostivari pasi e njëjta dyshohet se ka kryer vjedhje në një objekt tregtar.

“Me datë 22.05.2023 rreth orës 20:30 në rrugën “Hekurudha” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë, Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 46-vjeçaren S.Gj. nga Gostivari.

Ajo dyshohet se ka kryer një vjedhje në një objekt tregtar në Gostivar, gjatë së cilës ka marrë disa sende.

Gjërat e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyee pronarit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat