Do të vendoset tarifa e lirë në RMV, dy orë gjatë ditës do të ketë rrymë të lirë

Maqedonia

Do të vendoset tarifa e lirë në RMV, dy orë gjatë ditës do të ketë rrymë të lirë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 15:25
Marko Bislimovski

Do të ketë rrymë të lirë për dy orë gjatës ditës, konfirmoi sot kryetari i Komisionit Rregullativ të Energjetikës, Marko Bislimovski.

Ende nuk është përcaktuar periudha gjatë së cilës do të ketë rrymë të lirë për dy orë.

 Por sipas gjitha gjasave po analizohet periudha nga ora 11 deri në 16:00.

“Se kur do të jetë saktësisht do të tregojnë analizat që po i bëjmë, por do të jetë në një periudhë kur çmimi i rrymës është më i lirë”, tha Bislimovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat