Lloga firmos udhëzimin për grafën e përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes

Maqedonia

Lloga firmos udhëzimin për grafën e përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes

Më: 29 maj 2023 Në ora: 17:07
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga

Praktika e deklarimit të rrejshëm të përkatësisë etnike për t’ju përshtatur kritereve të punës në institucionet publike, nga java e ardhshme do të vështirësohet apo edhe pamundësohet. Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka firmosur udhëzimin për ndryshim dhe plotësim të udhëzimit për mënyrën e mirëmbajtjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së librave amë dhe dokumentacioneve. Sipas vendimit certifikatat, vërtetimet dhe kopjet duke u bazuar në librat amë do të ketë edhe shtyllën për përkatësinë etnike.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë udhëzimi synon parandalimin e deklarimit të rremë të përkatësisë entike gjatë punësimit.

“Autoritetet kompetente edhe pse të vetëdijshme për këtë fenomen, deklarimin e rrejshëm të etnisë deri tani s’kanë mundur që ta sanksionojnë me ligjet pozitive në vend. Nga hyrja në fuqi e këtij udhëzuesi për çdo keqpërdorim eventual do të mund të hapet procedurë për deklarim të rrejshëm”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Certifikatat e reja të lindjes sipas udhëzimit të ri, tashmë të nënshkruar nga ministri Krenar Lloga, do të fillojnë të lëshohen nga java e ardhshme ndërsa të kurorëzimit dhe të vdekjes nga 1 janari i vitit 2024 për shkak të kohës së nevojshme për institucionet. Balancuesi si mekanizëm për të siguruar përfaqësim të drejtë etnik në institucione ishte rezultat i Marrëveshjes së Ohrit. Keqpërdorimet e tij kanë filluar gjatë viteve të fundit kurse zgjidhja ishte premtuar disa herë, por pa rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat